FriJun01

Numri i vizitorëve/turistëve në pikat turistike të zonave të mbrojtura dhe sipas kategorive

Informacion për numrin e vizitorëve/turistëve në pikat turistike të zonave të mbrojtura dhe sipas kategorive.

Në vendin tonë egziston sistemi i zonave të mbrojtura mjedisore, që mbulojnë mbi 460.000 ha dhe shtrihet në mbi 16% të territorit të vendit. Baza e sistemit të zonave të mbrojtura mjedisore konsiston kryesisht në 15 parqe kombëtare, disa rezervate natyrore të menaxhuara e peizazhe të mbrojtura, në të cilat gjenden vlerat më të mëdha natyrore dhe biodiversitetit në vend.

Një nga drejtimet kryesore të punës me zonat e mbrojtura mjedisore është dhe zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit në natyrë si atraksioni kryesor në vendin tonë. Deri më sot janë evidentuar rreth 54 pika turistike brenda territorit të zonave të mbrojtura mjedisore, por jo të gjitha të frekuentuara sa duhet. Këto vitet e fundit (pas krijimit të Administratave të Zonave të Mbrojtura Mjedisore), tashmë  vizitorët (turistët), të cilët janë pjesë e vizitave dhe ecjeve në natyrën shqiptare, kanë në shumicën e rasteve informacionin e duhur se po përshkojnë në territore të zonave të mbrojtura mjedisore. Ato në çdo rast marrin informacion të detajuar për resurset natyrore të zonës së mbrojtur mjedisore, për vendodhjen dhe vlerat e larta natyrore, kulturore, historike, biologjike e trashëgimore të tyre si; shpella, ujëvara, kanione, maja shkëmbore, shtigje kalimi, objekte kulti etj., që ka zona e mbrojtur. Rol të rëndësishëm në këtë drejtim po bëjnë punonjësit e AdZM-ve (veçanërisht Rengers-at) në terren ku i orientojnë vizitorët (turistët), drejt këtyre pikave. Po kështu në ndihmë të tyre vijnë dhe tabelat e ndryshme informative e orientuese që janë vendosur në hyrje apo vende të dallueshme.

Grumbullimi dhe mbledhje e të dhënave (numrit të vizitorëve/turistëve), është realizuar duke u mbështetur në:

  1. Informacionet (numri i vizitorëve/turistëve) që janë regjistruar pranë strukturave tatim– taksave të pushtetit vendor për pikat turistike që gjenden brenda sistemit të zonave të mbrojtura.
  2. Informacionin i të dhëna (numri i vizitorëve/turistëve) që rezultojnë nga subjektet e resorteve dhe bujtinave ku kanë drekuar apo fjetur.
  3. Të dhënat (numri i vizitorëve/turistëve), që rezultojnë sipas sontazheve të kryera nga stafet e AdZM-ve, të dhënat e skedave intervistave të realizuara në pika dhe zona të ndryshme.

Sigurisht që Agjencia është e vetëdijshme që duhet ende punë për të realizuar një monitorim më të detajuar dhe më efikas, prandaj puna po vazhdon për përsosjen e metodikës.

Referuar të dhënave të mbledhura mbi frekuentimin e zonave të mbrojtura, konstatojmë faktin se gjatë këtij viti, janë frekuentuar shumë monumente të natyrës (MN), por lidhur me grumbullimin e të dhënave AdZM-të kanë hasur vështirësi në monitorimin e tyre për numrin e vizitorëve, turistave pasi ka mangësi të stafit për ndjekjen e këtij problemi. Po kështu duhet që punonjësit që merren me këtë proces të jenë të trajnuar dhe të përdorin metoda efikase e informuese për zonat e mbrojtura.

Në muajin Gusht 2017 u realizua një studim “Mbi frekuentimin e zonave të mbrojtura mjedisore” nën moton “Për Turizmin” nga strukturat e punonjësve të AdZM-ve, ku rezulton se në zonat kryesore të vendin si; Divjakë - Karavasta, Lugina e Valbonës, Thethi, Mali i Tomorrit, Bredhi i Hotovës, Butrinti, Korab-Koritnik, Dajt, Shebenik-Jabllanicë, Qaf Shtamë, Prespë, Llogara, Kune–Vain, Liqeni i Shkodrës, Mali me Gropa–Bizë – Martanesh, Syri i Kaltër, Ujëvara e Sotirës, Ujërat Termale të Bënjës, Kanionet e Osumit, Shën Pjetër, Vjosë – Nartë etj), numri i vizitorëve vendas dhe të huaj është rritur, krahasuar me vitin 2016, me rreth 861 mijë vizitorë/turistë.

Nga vrojtimet tona dhe studimit, rezulton se përafërsisht 1/3 e personave të intervistuar e vizitonin zonën e mbrojtur mjedisore për herë të parë, por kishte dhe vizitorë të cilët kishin qënë aty me shumë se dy apo tre herë. Arsyeja kryesore e ardhjes në zonat e mbrojtura mjedisore ishte për njohje me natyrën shqiptare, për zhvillimin e ecjeve në natyrë si dhe me njohjen e pikave turistike që gjenden në këto territore. Pjesa me e madhe turistëve të intervistuar, gati 43%, udhëtojnë në këto zona se bashku me familjen e tyre, 25% udhëtojnë me miqtë, 22% udhëtojnë në çift dhe 10% udhëtojnë vetëm; siç shihet del në pah prirja për turizëm familjar. Informacionin për këto zona pothuajse 70% e të intervistuarve e kanë marrë nga rekomandimet që u kanë bërë miqtë, të afërmit e tyre dhe nga agjencitë turistike.

Pothuajse 1/3 e turistëve janë kryesisht vizitorë ditorë, të cilët thjesht vijnë për të parë zonën dhe më vonë largohen sërish për tu akomoduar në vende të tjera. Ajo që bie në sy është forma e akomodimit nëpërmjet kampingut në natyrë e cila është vetëm 24% e të intervistuarve. Megjithëse pjesa me e madhe e turistëve, u përgjigjën se ishin të kënaqur me zonat e vizitara si destinacion turistik dhe 75% e tyre u përgjigjën se do të riktheheshin sërish për ti vizituar këto zona. Aktivitetet me bazë natyrën që zhvillohen në këto zona nuk janë të shumta dhe në pjesën më të madhe të rasteve janë të paorganizura si duhet, gjithësesi ndër aktivitetet që turistët planifikonin të zhvillonin në zonat e mbrojtura mjedisore ishin ecje në natyrë, lëvizje me biçikleta, vizitë në vendet historike, objekte kulti, në shpella, kanione, ujëvara, vëzhgimi i zogjve dhe shpendve, fotografimi i natyrës, etj

Referuar të dhënave të dërguar nga 12 Administratat Rajonale të Zonave të Mbrojtura (AdZM) në nivel qarku, për numrin e vizitorëve që kanë hyrë në territoret e ZM-ve, konstatojmë se deri më 30 Shtator 2017, numuri i vizitorëve vendas dhe të huaj ka qënë gjithsej 2.041.916 vizitorë:

  • Vizitorë vendas gjithsej 1.489.815 vizitorë
  • Vizitorë të huaj gjithsej 552.101 vizitorë

Nga këto:

  • Vizitorë (ditorë), afërsisht rreth 1.280.000
  • Vizitorë, (qëndrim në hotele/bujtina disa ditorë) rreth 761.900

Në tabelën më poshtë, japim numrin e vizitorëve/turistëve, për çdo zonë të mbrojtur (ZM), shumën e vizitorëve për çdo kategori të zonave të mbrojtura dhe numrin totale të tyre.

Nr.

Kategoria/Emërtimi

Nr. Vizitorëve, viti 2017

I

Rezervë Natyrore Strikte

 

1

“Lumi i Gashit”

4.750

 

Sub-Total

4.750

II

Park Kombëtar

 

1

“Bredhi i Drenovës”

1000

2

“Bredhi i Hotovës”

7070

3

“Butrint”

127230

4

“Divjakë – Karavasta”

383000

5

“Lugina e Valbonës”

110000

6

“Mali i Dajtit”

91200

7

“Mali i Tomorrit” (Kulmak)

160450

8

“Prespa”

82100

9

“Qafshtamë”

7220

10

“Shebenik – Jabllanicë”

5776

11

“Theth”

76000

 

Sub-Total

1051046

 

 

 

III

Monument Natyre

 Nr. Vizitorëve, viti 2017

1

"Kanionet e Osumit"

1605

2

“Bredhi i Sotirës”

420

3

“Dushku i Kishës Gjinar”

423

4

“Dushku i Lleshanit”

43

5

“Liqeni i Zi”

843

6

“Pisha e Fushkuqes”

1588

7

“Rrepet e Byshekut”

1356

8

“Shpella e Sarasalltikut”

34750

9

“Syri i Kaltër”

29910

10

“Ujëvara e Sotirës”

1617

11

"Kanioni i Holtës"

722

 

Sub-Total

73.277

IV

Park Natyror

 

1

“Korab – Koritnik”

40130

 

Sub-Total

40.130

IV

Rezervat Natyror i Menaxhuar

 

1

"Liqeni i Shkodrës"

105225

2

“Cangoj”

5150

3

“Kune – Vain- Tale”

3058

            4

“Rrushkull”

5200

 

Sub-Total

118633

V

Peisazh i Mbrojtur

 

1

"Lumi Buna-Velipojë"

351730

2

"Mali me gropa-Bizë-Martanesh"

12350

3

“Liqeni i Pogradecit”

390000

 

Sub-Total

754080

 

Total i përgjithshëm

2.041.916

Paraqitja grafike e të dhënave (numri i vizitorëve/turistëve), sipas kategarive të zonave të mbrojtura (ZM), jepet në grafikun më poshtë. Shprehur në përqindje, numri i vizitorëve/turistëve që  zënë ndaj numrit të tyre gjithsej për çdo kategori është:

  • Kategoria I, Rezervë Strikte Natyrore (RSN), numri i vizitorëve/turistëve që kanë frekuentuar zë 0.23%, ndaj numrit total të vizitorëve/turistëve për periudhën Janar–Shtator
  • Kategoria II, Park Kombëtar (PK), numri i vizitorëve/turistëve që kanë frekuentuar zë 51%.
  • Kategoria III, Monument Natyre (MN), numri i vizitorëve/turistëve zë 4%, ndaj numrit total.
  • Kategoria IV, Rezervat Natyror i Menaxhuar/Park Natyror (RNM/PN), numri i vizitorëve/turistëve që kanë frekuentuar gjatë kësaj periudhe, zë 8%.
  • Kategoria e V, PM (peizazh i mbrojtur), numri i vizitorëve/turistëve zë 38%, ndaj numrit total.
  • Nëse bëjmë krahasimin e të dhënave (numrit të vizitorëve/turistëve) që kanë frekuentuar brenda kategorisë së zonave të mbrojtura (pikave turistike), vërejmë se:

Në kategorinë e II-të PK, (park kombëtar), këto zona janë frekuentuar më shumë nga të gjitha kategoritë e tjera dhe zënë 50% të numrit të vizitorëve/turistëve. Më pas vjen kategoria PM (Peizazh i mbrojtur) me rreth 37.%, kategoria RNM/PN me 8%, kategoria MN me 4 % dhe në fund kategoria RNS me 0.23%.

Brenda kategorisë e II-të PK (park kombëtar), numri më i madh i vizitorëve/turistëve është në PK “Divjakë–Karavasta” me 383.000, ndërsa me më pak vizitorë/turistë, është PK “Drenovë” me 1.000 vizitorë.

Në kategorinë e III-të, MN (monument natyror), numri më i madh vizitorësh/turistë, është në MN “Shpella e Sarasalltikut” me 34.750, në MN “Syri i kaltër” me 29.910 vizitorë/turistë e kështu me radhë dhe numrim më të vogël e ka patur MN “Dushku i Lleshanit” me 43 vizitorë/turistë.

Në katëgorinë e IV-rt RNM/PN, është frekuentuar më shumë "Liqeni i Shkodrës”me 105.225  vizitorët/turistë. Gjithashtu vihet re se është frekuentuar shumë edhe PN “Korab – Koritnik” me 40.230 vizitorë/turistë, ku për vitin 2016 ky park natyror është frekuentuar me 175 vizitorë.

Në kategorinë e V-të PM (peizazh i mbrojtur) më shumë është frekuentuar PM “Liqeni i Pogradecit” me 390.000 vizitorë/turistë.

Për vitin 2017, për periudhën Janar – Shtator 2017, vihet re tendenca e rritjes së numrit vizitorëve/turistëve që frekuentojnë PK, PM, dhe MN. Gjykojmë se kjo ka ardhur si rrjedhoj e promovimit nga strukturat e zonave të mbrojtura të vlerave të larta e të veçanta natyrore që kanë këto zona, si dhe dëshira e kureshtja që kanë vizitorët për njohjen e tyre natyrore, ku veçanërisht kjo vihet re për monumentet e natyrës.

Nga të dhënat e raportuara vihet re se, peshë dhe vend të rëndësishëm zë dhe frekuntimi i zonave natyrore në peizazhet e mbrojtura (PM), ku numri i vizitorëve/turistëve po vjen gjithnjë në rritje. Në këto zona vizitorër kanë dëshirë të bëjnë ecje të gjata në natyrë me këmbë si dhe dëshira e kureshtje për njohjen e bukurive natyrore të ekosistemeve me pyje, kullota, livadhe, majave të larta dhe sipërfaqeve shkëmbore.

Më poshtë japim grafikun mbi  % (përqindjen) që zë çdo kategori e zonës së mbrojtur, krahasuar me numrin total të vizitorëve/ turistëve, që kanë frekuentuar zonat e mbrojtura mjedisore gjatë periudhës Janar – Shtator 2017.

Veçanërisht gjatë kësaj përiudhe dhe me tendencë në perspektivë, më të frekuentuar janë  MN si Kanionet e Osumit. Kanioni i Holtës, Ujëvara e Sotirës, Bredhi i Sotirës, Pisha e Fushëkuqes etj.

Më poshtë paraqesim grafikisht të dhënat për numrin e vizitorëve/turistëve për çdo kategori dhe sipas zonës së mbrojtur.

Për të parë tendencën e numrit të vizitorëve/turistëve, krahasuar me të dhënat e vitit 2016, më poshtë po japim tabelen e numrit të vizitorëve/turistëve për çdo zonë të mbrojtur për vitet 2016 dhe 2017 dhe paraqitjen grafike të krahasimit të tyre per çdo kategori të zonave të mbrojtura.

Në këtë pasqyrë jepet numri i vizitorëve/turistëve për çdo kategori të ZM-ve, për të dy vitet në analizë.

Kategoria/ ZM

Nr. Vizitorëve viti 2016

Nr. Vizitorëve viti 2017

Rezervë Natyrore Strikte

 

 

“Lumi i Gashit”

4500

4750

Rezervë Natyrore Strikte

Total

4500

4750

Park Kombëtar

 

 

“Bredhi i Drenovës”

800

1000

“Bredhi i Hotovës”

2700

7070

“Butrint”

126563

127230

“Divjakë – Karavasta”

123000

383000

“Lugina e Valbonës”

68.000

110.000

“Mali i Dajtit”

88.000

91.200

“Mali i Tomorrit” (Kulmak)

160.000

160.450

“Prespa”

38.059

82.100

“Qafshtamë”

3.850

7.220

“Shebenik – Jabllanicë”

3.836

5.776

“Theth”

62.530

76.000

Park Kombëtar

Total

714279

1.051.046

Monument Natyre

 

 

"Kanionet e Osumit"

1.502

1.605

“Bredhi i Sotirës”

360

420

“Dushku i Kishës Gjinar”

265

423

“Dushku i Lleshanit”

35

43

“Liqeni i Zi”

382

843

“Pisha e Fushkuqes”

883

1.588

“Rrepet e Byshekut”

1.228

1.356

“Shpella e Sarasalltikut”

32100

34.750

“Syri i Kaltër”

28.521

29.910

“Ujëvara e Sotirës”

702

1.617

"Kanioni i Holtës"

 

722

Monument Natyre

Total

65.978

73.277

Park Natyror

 

 

“Korab – Koritnik”

175

40.130

Park Natyror

Total

175

40.130

Rezervat Natyror i Menaxhuar

 

 

"Liqeni i Shkodrës"

 

105.225

“Cangoj”

5.000

5.150

“Kune – Vain- Tale”

1.890

3.058

“Rrushkull”

1.256

5.200

Rezervat Natyror i Menaxhuar Total

8.146

118.633

Peisazh i Mbrojtur

 

 

"Lumi Buna-Velipojë"

 

351.730

"Mali me gropa-Bizë-Martanesh"

8.650

12.350

“Liqeni i Pogradecit”

360.000

390.000

Peisazh i Mbrojtur

Total

368.650

754.080

Total i përgjithshëm

1.161.728

2.041.916

Në tabelën më lart vihet re se pothuaj në të gjitha zonat e mbrojtura që frekuentohen nga vizitorë/turistë gjatë periudhës Janar – Shtator 2017 është në rrijte, ku në disa prej tyre është shtuar së tepërmi numri i vizitorëve.

Të dhënat e tabelës janë paraqitur edhe në mënyrë grafike, për të kuptuar  më mirë krahasimin e numrit të vizitorëve/turistëve midis vitieve 2016 dhe 2017.

Në këtë grafik jepen raportet e numrit të vizitorëve/turistëve ndërmjet viteve 2016 dhe 2017, për çdo kategori të zonave të mbrojtura ku vihet re dukshëm, tendenca në rritje.

Aneks 1

Në materialin e paraqitur më lart, rezulton se kategoria e III-të e zonave të mbrojtura, monumentet e natyrës (MN), gjatë vitit 2017, janë frekuentuar pothuaj të gjithë në tërësinë e tyre. Nga vrojtimet e kryera nga punonjësit e AdZM-ve në qarqe, është konstatuar se (MN), frekuentohen vazhdimisht nga grupe vizitorësh/turistësh, kjo për bukuritë e rralla natyrore dhe larminë e vlerave të biodiversitetit biologjik, mjedisor e kulturor që ato kanë.

Në këtë drejtim vlenë për tu përmendur , mbledhja e të dhënave nga strukturat menaxhuese të AdZM-së Shkodër të cilët nëpërmjet vrojtimeve dhe sontazheve sjellin këto të dhëna mbi frekuentimin e monumenteve të natyrës (MN) që gjenden brenda territorit të bashkisë Shkodër.

Në tabelën më poshtë jepet numri i vizitorëve/turistëve që kanë vizituar (MN) përkatës:

 Nr.

Kategoria/Emërtimi Monument Natyre

Nr. Vizitorëve, viti 2017

1

"Ujëvara e Thethit( Grunasit)"

32.305

2

“Porta e Shalës”

7.000

3

“Burimet e Shtarzës”

6.000

4

“Liqeni I Jezercës”

5.370

5

“Pisha Flamur e Qafës së Pejës”

5.370

6

“Burimet e Okolit - Thethit”

10.750

7

“Shpella e Majës së Arapit”

374

8

“Liqenet e Pejës ”

5.370

9

“Kanionet e Urës së Shtrenjtë”

28.734

10

“Shpella e Zhylës”

8.210

11

"Kanioni I Grunasit"

32.305

12

“Rrapi I Hoxhë Dheut”

1.2345

13

“Syri i Kaltër (Pusi i Zi) Monument i Propozuar”

25.000

 

Shuma

179.133

Po kështu të dhëna mbi frekuentimin e (MN), ka dërguar dhe AdZM-ja Kukës për monumentin e natyrës (MN), Këneta e Kukësit me 270 vizitorë, AdZM-ja e Durrësit për MN, Kepi dhe Foleza e Rodonit me 7.120 vizitorë/turistë, Selvia e Fushëkrujës me 930 vizitorë/turitë, etj.

AdZM-ja Gjirokastër shprehet se, përveç vlerave natyrore, kulturore dhe historike terheqin vizitorët në zonat e mbrojtura janë dhe monumentet e natyrës në (MN) Ujërat Termale të Bënjës, ku pothuaj çdo ditë por veçanërisht në fund javë ka vizitorë të shumtë, kjo dhe për vlerat kurative për shëndetin.

Mbështetur në këtë informacion rekomandojmë që AdZM-të të organizojnë punën me programme dhe detyra konkrete “Për vlerësimin dhe raportimin e frekuentimit të të gjithë (MN)-ve, pasi mbaritn vlera të larta natyrore dhe biodiversitetit, kulturore e trashëgimore ku dhe kërkohen të vizitohen.

Artikujt e fundit

Klosi: “Smile Albania” do ta shndërrojë vendin në destinacion europian të turizmit

  1000 të rinj punësim në turizëm   Klosi: Keni për detyrë të sillni buzëqeshjen, atë buzëqeshje, që shekujt nuk ja hoqën dot s...

Festa ne Pjate/Ditet e Kulinarise/Vere 2018

Programin e "Festa ne Pjate", Feastivalet e Kulinarise, Vere 2018 mund t'i ndiqni ne linkun me poshte https://drive.google.com/file/d/1xe6G...

Informacion mbi 11 Muzete Kombetare te vendit

Institucionet e vizitueshme te trashegimise kulturore MUZEU KOMBËTAR I ARTIT MESJETAR KORÇË   Fondi i tij ka mbi 7 mijë objekte kul...

Trashegimia historike, kulturore dhe natyrore e vendit

POTENCIALI TURISTIK I VENDIT RRETHI  I SHKODRES DHE MALESISE SE MADHE   Trashegimia Historike e Kulturore Kalaja e Rozafes d...

vendodhja e info point

Tabela permbledhese   Nr Lloji i aktivitetit Emertesa e vendit 1 Info point në pikat kufitare ...

Drejtori i AKZM shpjegon detajet e projektit "Smile Albania"

Ne kuader te projektit te lncua nga Kryeministri i Shqiperise Z. Edi Rama, Drejtori i Pergjithshemm i AKZM, Z. Zamir Dedej ka folur per qell...

Rreth Smile Albania

PROJEKTI SMILE ALBAINA Smile Albania është një projekt që do të shoqërojë të gjithë sezonin turistik, është një projekt të cilin Minist...

Festa e verës, Prespë

Në Prespë festohet  "Festa e Verës", dedikuar nje prodhimi tradicional te kësaj Zone të Mbrojtur. Pjesëmarrës: stafi i AKZM-së drejtu...

Go to top
Template by JoomlaShine