Gjiri i Kakomesë

Ndodhet në Bregdetin e Jonit, në perëndim të fshatit Nivicë Bubar, midis Kapo Qefalit dhe Krorzës. Përfaqëson një gji të vogël detar, por mjaft piktoresk. Është formuar nga proçeset tektonike (shkëputje) dhe veprimtaria e karstit. Aty përfundon përroi homonim. Gjiri futet në tokë disa qindra metra. Gjerësia e tij i kalon 300 – 400 m. Pranë ka një plazh të tipit zallor. Shpati malor në jug është i veshur me bimësi natyrore të ruajtur mirë, ndërsa ai verior është shkëmbor, i zhveshur nga drurët, por ka vetëm shkurre bezge (cfakë). Në këtë anë ka falëzë të pakalueshme deri në plazhin e Krorzës, në të cilin është një kishë me të njëjtin emër. Në lindje të gjirit të Kakomesë janë dy manastire. Në këtë gji po bëhen përpjekte nga investitor të huaj e vendas për të ngritur një fshat turistik për turistë cilësorë të Europës Perëndimore dhe Veriore. Nëse kjo do të ndodhë monumenti i natyrës i humbet kushtet për të qënë i tillë. Vizitohet, duke ndjekur degëzimin e rrugës kombëtare Borsh – Sarandë, nga fshati Nivicë – Bubar – Gjiri i Kakomesë
 

 

< Faqja Mbrapa -------------- Faqja Tjeter >

<<< Faqja Pare -------------- Faqja Fundit >>>

Qarku Vlore