Kanioni i Gjipesë

Gjëndet përgjatë pjesës së poshtme të përroit të Gjipesë, midis Vunoit dhe Iliasit, dy fshatra pranë plazhit të Gjipesë. Përfaqëson një grykë të ngushtë – kanion të formuar nga veprimtaria gërryese e ujit të përroit të Gjipesë dhe procesi i karstit. Gjatësia e tij është mbi 800 m, gjerësia 10 – 20 m, duhet të ketë edhe shpella. Shkëmbinjtë në muret e tij janë mjaft të plasaritur, ndaj e vështirësojnë zbritjen me litar. Në fundin e kanionit ka blloqe shkëmborë të rrëzuar, por edhe të sjellë nga përroi gjatë vërshimit. Kalimi përgjatë tij është i rrezikuar nga rrëzimi i gurëve. Peizazhi natyror është shumë tërheqës dhe pranë tij është plazhi i Gjipesë me rërën dhe ujin shumë të pastër, me falezat e guvat në bregdetin shkëmbor. Ka vlera shkencore, didaktike dhe turistike.Vizitohet sipas degëzimit të rrugës Vlorë – Himarë; nga Dhërmiu – Manastiri i Shën Todhrit – Plazhi i Gjipesë.

 

 

< Faqja Mbrapa -------------- Faqja Tjeter >

<<< Faqja Pare -------------- Faqja Fundit >>>

Qarku Vlore