Kanioni i Vanave

Ndodhet sektorin e mesëm të rrjedhjes së lumit të Lumës (degë e Drinit të Bardhë) 600 m mbi nivelin e detit. I përket fshatit Topojan i komunës me të njëjtin emër në rrethin e Kukësit. Përfaqëson një kanion në gëlqerorët e trasit të sipërmë - jura e poshtëme, të formuar nga veprimtaria erozive e lumit me të njëjtin emër. Është i gjatë rreth 3.5 km, i thellë rreth 300 m dhe i gjerë rreth 30-40 m. Ka shpate të thepisura. Ka zgjerime e ngushtime, kone depozitime në shpate dhe në grykëderdhjet e përrenjve që përfundojnë në përroin e Lumës. Përgjatë saj kalon rruga që lidh qytetin e Kukësit me komunat Topojan e Shishtavec. Në të njëjtën kohë përbën edhe një ekosistem interesant karstik.Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike e biologjike), didaktike, kulturore, ekologjike dhe turistike. Vizitohet sipas intinerarit qyteti i Kukësit – Topojan

 

< Faqja Mbrapa -------------- Faqja Tjeter >

<<< Faqja Pare -------------- Faqja Fundit >>>

Qarku Kukes